Kurti për luftën në Ukrainë: Është sulm mbi lirinë dhe demokracinë
Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 03 March 2022
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të vazhdojnë që të dënojnë agresionin rus në Ukrainë.
Nga Kuvendi i Kosovës, Kurti deklaroi se pamjet nga Ukraina pas fillimit të agresionit rus, i ngjajnë një tragjedie evropiane në vazhdim, teksa shtoi se askush nuk e dinë se si do të jenë ditët në vijim.
“Para një jave ndodhi ajo që pak kush e priste dhe e besonte. Një shtet i pavarur dhe i lirë, demokratik e paqësor u sulmua nga një shtet fqinj pa asnjë shkas, e pa asnjë provokim. 23 vjet nga lufta e fundit në Evropë e që ndodhi ne vendin tonë, lajmet e pamjet nga Ukraina tashmë i ngjajnë një tragjedie evropiane në vazhdim. Askush nuk e dinë me siguri se si do të zhvillohet situata në ditët në vazhdim por ajo që e dimë nga historia është se askush nuk duhet të rrijë indiferent”, tha ai.
Më tutje kryeministri i Kosovës tha se ky nuk është se sulmi mbi Ukrainën por është edhe sulm mbi botën e civilizuar.
“Sulmi ndaj Ukrainës është sulm ndaj botës së civilizuar. Është sulm mbi lirinë dhe demokracinë, mbi vlerat tona më të çmuara për të cilat gjenerata të tëra janë flijuar. Pra është sulm mbi të gjithë ne”, tha ai.
Kryeministri theksoi se arsyeja pse Kosova po e mbështet Ukrainën në këtë situtatë është lufta e tyre për liri.
“Arsyeja pse shteti ynë solidarizohet me Ukrainën dhe popullin e saj është se në luftën e tyre për liri ne shohim veten tonë. Në radhët e qytetarëve të dëbuar na rikthehet ankthi i dëbimit masiv të qytetarëve tanë”, tha më tutje ai.
Kurti tha se kanë dënuar dhe se do të vazhdojë që ta dënojnë fuqishëm agresionin rus.
Për Putinin ai tha se po beson në ringjalljen e një perandorie të vdekur.
“Ne dënuam dhe e dënojmë fuqishëm agresionin rus. Protagonisti i kësaj luftë të tmerrshme beson në ringjalljen e një perandorie të vdekur. Ai nuk përfaqëson ideologji, kauzë apo lëvizje progresiste. Ai është thjeshtë produkt i një sistemi thellësisht të korruptuar që ka prodhuar një autokrat për të tashmen e nostalgjik për të kaluarën”, tha ai.
Më tutje kryeministri tha se dënojnë edhe mosdënimin e agresionit rus nga Serbia. Sipas tij, shteti fqinj po mban qëndrim të dyfishtë.
“Ne dënojmë edhe mos dënimin e agresionit rus nga fqinji ynë Serbia për mosvënien e sanksioneve. Pozicioni edhe, edhe duke tentuar që ta luajë qendrën e dyfishtë, edhe me Moskën edhe me Brukselin, edhe me Uashingtonin edhe me Pekinin është pozicion edhe me autokracinë edhe me demokracinë”, tha ai.
Kryeministri Kurti theksoi se do të përshpejtojnë procedurat e aplikimit për anëtarësim në BE, Këshill të Evropës, NATO dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar.
“Ne vitin e kaluar tham se do të aplikojmë këtë vit për anëtarësim në BE. Këtë proces do ta përshpejtojmë njëjtë siç do që përshpejtojnë procesin e aplikimit në Këshill të Evropës dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar. Do të kërkojmë edhe që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e NATO’s duke filluar së pari ,me partneritetin për paqe”, tha ai./Express
Të tjera
-
Shpërthen goma e avionit, dy të vdẹkur në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Atlantës në SHBA, ku dy person...
-
“Një i lënduạr” – Policia jep detaje për gjuajtjen me ạrmë në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e armatosur që ndod...
-
Arrestohet një 60 vjeçar si i dyshuar për plạgosjen që ndodhi sonte në Prishtinë
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi në drejtim të ti...
-
Mefail Bajqinovci i bindur: Ura do të hapet, shefi i CIA-s nuk erdhi për urë
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, “garantoi” se nuk do të cënohet asnjë u...
-
Raportohet për gjuajtje me ạrmë zjạrri në Prishtinë, Policia bllokon një pjesë të rrugës
Para pak minutash dyshohet se ka ndodhur një gjuajtje me armë në Prishtinë. ...
-
Zyra e kryeministrit jep detaje për takimin e Kurtit me Admiralin Stuart Munsch
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Komandantin e Komandës...
-
Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me SHBA për programin bërthamor
Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të r...
-
Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralin Munsch: E falënderova për kontributin e KFOR-it
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stua...
-
Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Kosova duhet të mbështetet në çdo rrethanë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujv...
-
“Angazhimi im politik ka pasojë, rezultat dhe pikënisje luftën në Kosovë” – Rrëfimi i Dardan Molliqajt
Aktivisti dhe politikani Dardan Molliqaj, ka folur mbi fillet e angazhimit të...
-
Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti...
-
Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë
Ish i burgosuri politik, Ramadan Gashi, në “Debat Plus”, ka rrëfyer për tortu...