Lajme

Kurti për incidentin ndaj Osmanit: Nuk do të përsëriten më raste të tilla

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 05 August 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ka folur për incidentin që i ndodhi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aerportin e Shkupit, para disa ditësh.

Kurti në konferencë për media deklaroi se raste të tilla më nuk do të përsëriten, njofton Klankosova.tv.

“Sjellet e shëmtuara, shkeljet e rregullave e që të gjitha këto që janë thënë tashmë do të zbardhen nga një raport zyrtar pas hetimit përkatës. Dhe unë me çfarë kam dëgjuar sot dhe duke parë komunikatat dhe qëndrimet e dy ministrive tonat të jashtme, jam shumë optimist për të ardhmen, se nuk do të përsëriten më situata të tilla dhe njëkohësisht keqardhja që është shprehur më herët publikisht është përsëritur edhe sot në takim”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas Presidencës, sigurimi i aerortit i kishte kërkuar presidentes Osmani, skanimin e telefonit për çka kjo e fundit nuk kishte pranuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera