Kurti për “Ditën e Evropës”: Me qeverisjen tonë po dëshmojmë se për Kosovën Bashkimi Evropian fillon në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 09 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot qytetarët me rastin e “Ditës së Evropës”, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se për Kosovës, Bashkimi Evropian fillon në shtëpi duke jetësuar ndryshimet të cilat transformojnë vendin tonë dhe përshpejtojnë anëtarësimin në BE.
“Sot, me 9 maj, në Ditën e Evropës, kujtojmë deklaratën e ministrit të jashtëm francez Robert Schuman. Kujtojmë idetë dhe idealet e themeluesve të Bashkimit Evropian të cilët pas shkatërrimit që sollën dy luftëra botërore e kuptuan që paqja për të qenë e qëndrueshme, duhet të jetë e lidhur me drejtësinë, barazinë, bashkëpunimin dhe mundësinë për një jetë më të mirë; se integrimi e ndërvarësia sjellin më shumë fitime dhe mundësi sesa rivaliteti e kundërvëniet”, ka thënë Kurti.
Ai po ashtu shtoi se Bashkimi Evropian është një projekt dhe proces për Evropën dhe gjithë qytetarët e saj që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë.
“Bashkimi Evropian është projekt dhe proces për Evropën dhe gjithë qytetarët e saj që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:
Të tjera
-
Me këtë datë mbahet testi i arritshmërisë
Me datën 4 dhe 14 qershor rreth 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të A...
-
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë
Në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, sapo është nxjerrë një trup i c...
-
Van der Bellen synon mandatin e dytë si president i Austrisë
Presidenti i tanishëm i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë se do të...
-
Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset
Në Kosovë ekzistojnë shumë biznese që e prodhojnë energjinë elektrike përmes ...
-
Çfarë janë ‘Terminatorët’ rusë që janë parë në Ukrainë?
Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine luftar...
-
Qytetarja nga Peja u kafshua nga qentë endacakë, komuna obligohet t’ia kompensojë dëmin mbi 3 mijë euro
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F....
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...