Lajme

Kurti për dialogun Kosovë-Serbi: Unë me zor nuk e marr askënd, as Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 09 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se presidenti Thaçi u nxitua kur reagoi lidhur me ekipet negociatore për dialog me Serbinë.

Kurti tha se Thaçi u nxitua me reagimin e tij, sikurse që u nxitua kur i bëri thirrje policisë për të mos i respektuar masat e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

“Unë me zor në ekip nuk e marr askënd. Presidenti ka nevojë të jetë pjesë e ekipit, por dialogun e udhëheqë kryeministri. Ai u nxitua kur reagoi në mënyrë shumë të vrazhdë, ashtu si reagoi atëherë kur i bëri thirrje policisë të mos i respektoj masat”, ka deklaruar Kurti në rtv21.

-Advertisement-

Presidenca ka reaguar sot duke thënë se Kurti nuk është konsultuar paraprakisht me Thaçin për këtë çështje dhe sipas këtij institucioni kryeministri është duke e shkelur hierarkinë kushtetuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera