Lajme

Kurti për avancimin e Kosovës në AP të NATO’s: Hap i rëndësishëm në integrimin euroatlantik

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 27 May 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s ku Kosovës iu avancua statusi në anëtar të asociuar.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.”

Votimin në Sofje të Bullgarisë ai e lidhi me lirimin e hapësirës ajrore për aeroplanët e NATO’s në fushatën kundër Serbisë në Kosovë.

-Advertisement-

“Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.”

Ai përgëzoi të gjithë zyrtarët e shtetit që punuan për këtë, ndërsa qytetarët e Kosovës i uroi.

Kurti falënderoi partnerët dhe miqtë që votuan pro avancimit të Kosovës.

“Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera