Lajme

Kurti për anëtarësimin e Kosovës në Nato, tregon sinjalin pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 22 March 2022

Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e dytë sot kanë mbushur një vit që kur kanë marrë mandatin.

Kryeministri Kurti intervistën ka zgjedhur ta jap në televizionin publik ku ka folur edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, shkruan GazetaBlic.

“Të bëhesh anëtar i NATO-së është më lehtë se sa të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian, unë besoj se marrim pjesë në grupin e vendeve që më parë do të bëhen anëtar të Nato-së se sa në BE, duke marrë parasysh invazionin dhe agresionin rus në Ukrainë bëhet e qartë se ne e kemi urgjente të bëhemi sa më shpejtë pjesë e NATO-së”.

-Advertisement-

Kurti shprehet i bindur se Kosova i plotëson kriteret për anëtarësim në NATO dhe jep një sinjal pozitiv në lidhje me anëtarësimin.

“Kur takohen individualisht vendet e NATO-së, është i madh numri i zyrtarëve që ka mirëkuptim për Kosovën”, u shpreh Kurti në RTK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera