Lajme

Kurti pas takimit me Scholz tha se po i pret “me padurim” diskutimet dhe rezultet nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 14 October 2024

Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti shkroi se “ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses”.

“Për një dekadë, ai ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 (gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor” së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së”, shkroi ai në “X”.

-Advertisement-

“Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, shkroi Kurti.

Scholz, në hapje të samitit të Procesit të Berlinit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u zotuar se do të punojë edhe personalisht me të dyja vendet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera