Lajme

Kurti pas përurimit të çerdhes në Suharekë: Çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 04 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas përurimit të çerdhes së re në Suharekë, tha se ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Kurti u shpreh se çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen.

“Është nder i veçantë që jam sot me ju për të inauguruar institucionin parashkollor “Fluturat”. Një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës”.

-Advertisement-

“Ndërtimi i kësaj çerdheje përfaqëson një hap tjetër përpara, përkushtimin tonë  për të ofruar arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës që nuk e lë askënd prapa”.

“Ne besojmë që çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen, çdo çerdhe e ndërtuar është një hap drejt një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, ku secili fëmijë e ka mundësinë të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij, apo të saj, të plotë”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera