Lajme

Kurti pas Borrell kritikoi zgjedhjet në veri: Gabimin e Listës Serbe nuk mund ta paguajnë qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 02 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet e 23 prillit të mbajtura në veri ku dalja ishte e ulët. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se kjo mund të prodhojë më shumë krizë në të ardhmen.

Kurti tha se bojkotimi i zgjedhjeve dhe institucioneve nga Lista Serbe është gabim që nuk duhet ta paguajnë qytetarët.

“Natyrisht që mua nuk më vjen mirë që dalja në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e Kosovës ishte dalje e ulët. Mirëpo ciklet elektorale nuk janë vetëm të drejta për qytetarët por edhe shtetërore. Ne i shtymë një herë zgjedhjet, nuk mundëm më. Kemi katër kryetarë atje. E kuptoj se nuk janë kryetarë në kuptimin e plotë të fjalës, por kemi legalitet atje. Qytetarët nuk mund të mos kenë kryetar të komunës. Do të dëshiroja që të ketë rrethana të tjera e të mos kemi dalje të ulët, por kjo vjen si pasojë e braktisjes së Listës Serbe me urdhra të Beogradit. Me fjalë të tjera, LS ka gabuar, por nuk mund ta paguajnë këtë gabim qytetarët e Kosovës. Është dashur të marrin hapa tjerë e të mos bojkotojnë. Sido që të jetë, kemi kryetarët. Kam dhënë instruksione që të mos ketë kurrfarë triumfalizmi pas këtyre zgjedhjeve dhe të ketë gjithpërfshirje”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera