Lajme

Kurti: Pagat në Kosovë do të rriten, po ashtu punësimi

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 22 February 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, shkruan Gazeta Infokus.

“Do të jemi përherë të bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n”, u shpreh Kurti.

Po ashtu Kurti ka folur edhe për gjendjen ekonomike, kur më herët partitë opozitare e kanë kritikuar.

-Advertisement-

“Sot janë bërë 11 muaj prej kur është votuar Qeveria jonë. Besoj se gjatë këtyre muajve kemi shënuar rezultate të mira në ekonomi. BQK-ja ka thënë se rritja në Kosovë është 9.9 për qind. Pagat në Kosovë duhet të rriten dhe do të rriten. Pagat e ndjekin rritjen e produktivitetit. Ato mund ta ndjekin afër rritjen vetëm kur kemi papunësi të ulët. Theksi i Qeverisë sonë është te rritja e punësimit para se të jetë te rritja e pagës”, u shpreh Kurti.

Në kuadër të kësaj rritjeje, Kurti thotë se ka kontribuar edhe qytetari i Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera