Kurti numëroi arritjet në Qeveri, reagon AAK: Manipulimin e ke profesion primar
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 12 October 2022
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të mërkurën ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka numëruar “arritjet” në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, AAK-ja krejt këto i ka quajtur “krekosje të kryeministrit”.
Në reagimin e tyre janë përmendur disa pika që sipas AAK-së, janë e kundërta e asaj se çfarë ka thënë Kurti, e kjo pasi që qytetarët në përgjithësi nuk shikojnë buxhetin e statistikat zyrtare.
Këtu përmendet, rritja e GDP-së, çështjet ekonomike, borxhet e jashtme të Kosovës, të hyrat doganore dhe deficiti tregtar.
“Fatkeqësisht Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kosovës, si institucione kredibile, ecuritë ekonomike në këtë vit po i vlerësojnë shumë më ndryshe sesa ato që thotë Kryeministri. BB, FMN dhe BQK vlerësojnë rritjen e vitit 2022, prej 2.8 – 3.1%, që është rritje më e vogla në dhjetë vitet e fundit.”, thuhet në reagim.
Po ashtu, AAK thekson edhe një rekord, por për të keq.
“Deficiti tregtar i Kosovës në gusht 2022 është thelluar për 25% në krahasim me gushtin 2021. Në 8 muajt e parë të këtij viti, deficiti tregtar është rrit në 3 miliard e 64 milionë euro. Kurse në tërë vitin 2021 ishte 3 miliard e 928 milion euro. Në rritjen e deficitit tregtar keni mbërri rekord historik për të keq.”
Tutje, kjo parti ka treguar se rritja e GDP-së në vitin 2021 që po quhet historike, është matur krahasuar me vitin pandemik 2020, kur rënia ishte 5.3%. E sipas tyre, rritja reale e GDP më 2021 krahasuar me vitin normal 2019, është vetëm 4.2%, që është rritje mesatare, e assesi historike.
Të tjera
-
Bedri Hamza ditën e nis në Drenas, më pas tubim ma qytetarë në Fushë Kosovë e Prishtinë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot ...
-
Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës
Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimi...
-
KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për Qendrën e Numërimit të Rezultatave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 10.00, organizon ceremoninë e ...
-
Sot varroset epidemiologu Isuf Dedushaj
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, epidemiologut Isuf Dedushaj. Ceremoni...
-
Mëngjes me ngrica, gjatë ditës mot i kthjellët
Kryesisht me kthjellime e diell parashihet moti ditën e mërkurë. Vransira të ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...