Lajme

Kurti: Nuk ka më ”në shtëpi” për ata që shkatërruan shtetin – hajnat në burg

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 03 June 2017

Pretendenti për kryeministër vendi nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e tyre me qytetarët e Ferizajit, ka thënë se ky subjekt partiak është e vetmja mundësi që do e çojë vendin drejt Bashkimit Europian.

Kurti para masës së qytetarëve të Ferizajt, tha se me ardhjen e tij në qeveri në mandatin e ardhshëm, do t’u jepet qytetarëve të vendit shpresë dhe tha se nuk do largojnë njerëz nga puna për arsye partiake, transmeton Klan Kosova.

Kandidati i VV-së për të parin e qeverisë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor, siguroi qytetarët se nëse VV del fituese, do të kenë të sigurtë vendet e tyre të punës, pavarësisht se kë kanë votuar ata.

-Advertisement-

”Si pasojë e punës së mbrapshtë, e mos punës së tyre, kemi shkolla pa arsim e spitale pa shërim, sindikata pa punëtorë e punëtorë pa punë”.

”Vetëvendosje është edhe zgjidhje edhe zgjedhje, është edhe ndryshimi edhe fitorja. Hajnat në vendet e zhvilluara demokratike, shkojnë në burg. Por, asnjëri prej tyre edhe gjithë ata bashkë, nuk guxojnë të thonë hajnat në burg, sepse edhe vet janë të përfshirë në hajni”.

”Nuk ka më shko te shpia për ata që e kanë shkatërruar këtë shtet. Hajnat në burg. Ne u japim shpresë njerëzve, si lëvizje, sepse njerëzit që lëvizin janë e vetmja shpresë. Nuk do heqim njerëz për arsye partiake, por do ndëshkojmë ata që e vjedhin apo zhvatin qytetarin”.

”Vendin e punës e keni të sigurtë pavarësisht kë ju keni votuar. Dera drejt BE-së e ka numrin 35. Vetëvendosje është subjekti i vetëm që dërgon shtetin në Bashkimin Europian. Mos humbni kohë me koalicionet që u ka humbur lëmshi, është dobësi të mos korrigjosh gabimin. Pushtetarët lëvizën me lëpirëse”, ka përfunduar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera