Lajme

Kurti nga SHBA: Kosova, fanar i demokracisë në Ballkan – Serbia, shtet njëpartiak me Vuçiqin në krye

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 18 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut në SHBA. Në fjalimin e tij hyrës, ai ka theksuar se Kosova po ec përpara si shtet demokratik, por ka thënë se shqetësim mbetet fqinji verior Serbia, të cilën e ka quajtur shtet njëpartiak.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është fanar i demokracisë në Ballkan.

“Jemi fanar i demokracisë në Ballkan, një prej vendeve më demokratike në Ballkan. Jemi ngritur me 17 pozita në indeksin e Transparency International sa i përket percepsionit të korrupsionit. Kemi shtuar mbi 25 mijë vende pune”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Për Serbinë, Kurti ka thënë se s’është aspak demokraci, por shtet njëpartiak me Vuçiqin në krye.

“Fqinji verior s’është aspak demokraci. Është shtet njëpartiak me Vuciqin në maje. Mungesa e demokracisë shpjegon mbështetjen e tij për Putinin”, ka thënë ai.

Kurti vlerësoi se Kosova është storie suksesi prandaj duhet të mbështetet për integrime në NATO e BE.

“Kosova është storie e suksesit dhe duhet të mbështetet me ndihma edhe më të mëdha ekonomike, që të bëhet anëtare e NATO-së dhe BE-së, organizata të tjera, pa vonesa”, ka theksuar ai.

“SHBA është partneri më i madh dhe më i afërt i Kosovës, lidhemi për vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë”, ka thënë tutje kryeministri Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera