Lajme

Kurti nga Londra: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 26 February 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosovën e njohin tri nga katër shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai po ashtu ka tërhequr vërejtjen për referimin e Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”.

Në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, Kurti u revoltua me këtë referim. Për këtë, ai tha se edhe Serbisë do të duhej t’i referohej më ndryshe.

-Advertisement-

“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo si iu është referuar këtu ‘Kosova Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge, do të merrja shumë kohë, sepse përveç Serbia do të duhej të thosha edhe Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqëndrohemi në ekonomi”, deklaroi kryeminsitri Kurti.

Në panel është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, që u lavdërua për zhvillim ekonomik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera