Lajme

Kurti nga Chicago: Fitoren tonë na e mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 21 August 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, ku Kamala Harris, zyrtarisht do të nominohet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë temës së diskutimit për rolin e partive dhe mënyrat se si ato duhet të përgatiten për t’iu bërë ballë sfidave, Kurti ka thënë se partitë politikë, natyrshëm janë politikë, teksa ka vlerësuar se ato duhet të kthehen në shoqërore.

“Partitë politike janë natyrshëm politike. Sfida është se si t’i kthejmë në shoqërore. Këtu mendoj se qëndron dhe suksesi ynë. Tre kategoritë shoqërore që e mundësuan fitoren tonë janë gratë, të rinjtë dhe diaspora. Filluam duke vënë në pah kontributin e grave në shoqëri dhe duke nënvizuar rolin shoqëror të grave. Në anën tjetër, duke patur moshën mesatare të popullsisë në Kosovë 34 vjeç, punuam me të rinjtë përmes kulturës, artit, sportit e debateve mbi teoritë kritike”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Ngjarja u mbajt në Çikago, atje ku dhe po zhvillohet Konventa Kombëtare Demokratike.

Para fillimit të diskutimit, Kurti u takua dhe bashkëbisedoi me Kryetarin e Komitetit Kombëtar Demokrat, Jaime Harrison, në prani dhe të Presidentes së NDI, Tamara Wittes dhe Kryetarit të Bordit Drejtues të NDI, Tom Daschle.

Pjesë e panelit bashkë me kryeministrin ishte dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson dhe Ministri i Jashtëm i Danimarkës dhe ish-kryeministri, Lars Løkke Rasmussen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera