Kurti: Nëse Serbia do të ndihej përgjegjëse për gjen*cidin, do të duhej ta njihte Kosovën qysh në 2008
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 17 February 2024
Kryeministri i vendit Albin Kurti në në fjalën e tij në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës për 16-vjetorin e Pavarësisë, tha se Kosova është shteti më i ri në rajon, por me vetëdije të pjekur.
Më tutje Kurti përmendi Serbinë, për të cilën tha se nëse do të ishte ndjerë përgjegjëse për gjenocidin do të njihte Kosovën qysh në 2008.
Po ashtu përmendi të drejtat e pakicave në Kosovë, e në veçanti të serbëve, ku në Luginën e Preshevës kjo është e kundërta, ata po dëbohen.
“Edhe sot si çdo vit mblidhemi për të uruar ditëlindjen e Pavarësisë së Kosovës”, tha Kurti.
“Me 16 vitet e saj mbi supe, Republika e Kosovës është më e reja në rajon, më e reja si shtet e shtat, por me vetëdijen e pjekur po aq sa vetëdija e shteteve më të vjetra se ajo. Sepse Republika e Kosovës në 2008 ishte tashmë e maturuar si realizimi i një aspirate popullore të brymosur për shumë vite e dekada. Kosovën e kanë pjekur para kohe kryengritjet për bashkimin e vilajeteve dhe Pavarësinë e Shqipërisë, atë e ka pjekur qëndresa e popullit tonë ndaj valëve të një pas njëshme të pushtimeve dhe gjenocideve”.
“Koha e saj kishte ardhur më 1981 kur ane mbanë shtatit të saj njerëzit mbushnin sheshet e u dilnin përballë tankeve duke thirrur ‘Kosova Republik’. Kosova u bë Republikë me Kushtetutë në Kuvendin e Kaçanikut, për të u luftua me domostrata e protesta paqësore dhe me pushkë lirie të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me flijimet që bëri për idenë e Republikës, populli ynë në Kosovë fitoi simpatinë e shteteve demokratike e përparimtare që i dolën në krahë në vitin 1999. Më 2008 nuk kishte mbetur më asnjë dilemë se bashkësia e vendeve demokratike që Republika e Kosovës do të vinte”.
Ndërkaq Kurti foli edhe për situatën e marrëveshjeve mes dy vendeve Kosovë-Serbi.
“Është për keqardhje që fqinji ynë verior ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe bllokimit të funksionimit të brendshëm të republikës sonë dhe njohjes të saj të jashtme. Ajo sot vazhdon të refuzojë nënshkrimin e marrëveshjes bazike për normalizmin e marrëdhënieve me Kosovën që sjell fqinjësi të mirë evropiane. Në vend të saj ajo madje përqafoi terrorizimin. Edhe aty dështoi me turp përball heroizmit e profesionalizimit të policisë sonë”.
Përndryshe ai foli edhe për ekonominë e vendit ku tha se pritet që në 2024 të ketë rritjen më të madhe në rajon
Të tjera
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Mbi 1 mijë gjoba dhe 39 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1030 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequ...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...