Kurti në Uashington, ky është takimi i tij i parë atje
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 18 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas disa takimeve dhe qëndrimit të tij më shumë se dy javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën është nisur edhe për në Uashington Dc.
Takime këto për të cilat mori shumë kritika, megjithatë Kurti e vazhdoi vizitën e tij. Sot gjatë ditës sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, Kurti u takua me kongresisten Elissa Slotkin.
Sipas këtij njoftimi zyrtar në këtë takim u diskutua për marrëdhënien e veçantë që Kosova ka me SHBA-të dhe zhvillimet gjeopolitike.
“Në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kongresistes Elissa Slotkin u diskutua për marrëdhënien e veçantë të dy vendeve tona, zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe sigurinë e rajonit pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Kryeministri Kurti e njoftoi kongresisten Slotkin për vendimet, politikat dhe rezultatet kryesore të qeverisjes së deritanishme, me theks te rritja ekonomike dyshifrore, luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i indikatorëve të demokracisë sipas vlerësimeve të raporteve të organizatave ndërkombëtare. Ai shtoi se duke iu bashkëngjitur botës demokratike në dënimin e agresionit rus dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe duke strehuar qytetarët afganë në Kosovë, Kosova ka treguar lidership dhe ka dëshmuar se është partnere e besueshme e aleatëve të saj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu një njoftim thuhet se kongresistja Slotkin i uroi mirëseardhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tha se asnjë shtet nuk mund të qëndrojë neutral në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se edhe një herë jemi në një epokë që çdo shtet duhet të zgjedhë anë.
Më tej, ajo e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për ndihmën që i kanë ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në strehimin e qytetarëve afganë.
“Faleminderit për ndihmën tuaj atëherë kur kishim nevojë shumë për ju”, tha kongresistja Slotkin. Ajo gjithashtu shprehu mbështetjen e saj të plotë për Republikën e Kosovës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti në NATO./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...