Lajme

Kurti në takim me kancelarin austriak: Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 19 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për takimin me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kanë diskutuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

“Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka njoftuar se ata kanë folur edhe për situatën në Ukrainë.

“Biseduam për situatën e re politike të krijuar pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë dhe nevojën për ruajtjen e paqes e stabilitetit afatgjatë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi tutje ai.

Kujtojmë se Kurti dje priti me ceremoni shtetërore kancelarin austriak./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera