Lajme

Kurti: Në shtetin e kapur, qeveria s`është e popullit e as për popull

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 18 October 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se sot u bënë gjashtë muaj nga publikimi i Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili mbulonte periudhën tetor 2016 – shkurt 2018, ku sipas Kurtit prapambetja institucionale dhe mjerimi social vetëm sa janë rritur që prej atëherë.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Midis shifrave që flasin dhe fjalëve që deshifrohen

-Advertisement-

Sot u bënë gjashtë muaj nga publikimi i Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën i cili mbulonte periudhën tetor 2016 – shkurt 2018. Prapambetja institucionale dhe mjerimi social vetëm sa janë rritur që prej atëherë.

Sepse, skandalet e keqqeverisjes vetëm sa janë shtuar që prej atëherë. Raporti dominohej nga vlerësime si këto: politizim i vazhdueshëm i administratës publike, gjyqësor i nënshtrueshëm ndaj ndikimit politik, mungesë profesionalizmi, kredibiliteti e përkushtimi të gjykatësve e prokurorëve pa asnjë rast të shkarkimit të tyre, korrupsion gjerë i përhapur, asnjë progres në adresimin e çështjeve mjedisore, emërime të tepërta e në rritje të pjesëtarëve të qeverisë, mungesë e transparencës dhe llogaridhënies së qeveritarëve, moszbatim i komasacionit të tokës, zona ekonomike dhe parqe industriale pa plan dhe pa analizë, sektor i sigurimeve me mbikëqyrje të dobët, pa përmirësim në cilësinë e arsimit dhe në hendeqet e shkathtësive në tregun e punës, edhe shpenzime shumë të ulta për nxënës edhe faturë e përqendruar te pagat, aspak buxhet për hulumtime shkencore, rritje e deficitit tregtar etj.etj. Raporti përmbante edhe shifra si këto: shkalla e kujdesit të hershëm fëminor është vetëm 4,4% kurse e regjistrimit në parashkollor 33,9%, shkalla e përgjithshme e punësimit është 30%, vetëm 13% të grave kanë punësim formal, vetëm 29% të të punësuarve kanë kontrata të përhershme pune, shkallë e lartë e papunësisë prej 26,7% te të diplomuarit e arsimit të lartë, papunësia te të rinjtë plot 51,6% ndërkaq 11% e fëmijëve të angazhuar në punë, rritje e aksidenteve në vend të punës prej të cilave 14 nga 50 ishin fatale etj. etj.

Në shtetin e kapur, qeveria nuk është as e popullit dhe as për popull.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera