Kurti në Samitin Digjital për Ballkanin Përndimor: Digjitalizimi është prioritet
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 21 September 2022
Kryeministri i vendit, Albin Kujrti, është shprehur i kënaqur që Kosova është nikoqire e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor, ku siç tha, digjitalizimi është prioritet i qeverisë të cilën ai e udhëheq.
Ai tha se je janë duke punuar që shërbimet elektronike të japin një transparencë dhe llogaridhënie më të mirë të qeverisë dhe qëllim ka përmirësimin e shërbimeve por edhe lehtësimin e jetës së bizneseve.
“Ne do t’i lehtësojmë këto duke fuqizuar administratën publike dhe duke e përmirësuar sistemimin edukativ dhe ngritur efiçiencen e shërbimeve shëndetësore dhe atyre të drejtësisë duke e digjitalizuar qeverinë por edhe bizneset dhe kjo ka për qëllim ngritjen e produktivitetit dhe nivelit më të mirë të jetesës shoqërore”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai foli edhe për ikjen e rinisë, ku tha se rinia kosovare edukohet në Kosovë dhe shkon për të punuar për një jetë më të mirë jashtë vendit.
“Pra, për këtë arsye ne duhet të kemi sisteme digjitale për mësuesit, mjekët e të tjerët por edhe për të gjithë qytetarët. Kjo, vetvetiu e bën të domosdoshme ngritjen e nivelit të aftësisë së përdorimit digjital dhe përmirësimin në shoqërinë tonë”, është shprehur kreu i qeverisë.
Ai përmendi edhe sulmet kibernetike me të cilat është përballur Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina, teksa shtoi se të gjitha shtetet i kanë telashet e njëjta.
“Ky samit i jep mundësinë të gjitha shteteve të rajonit që të zhvillohen në sistemin e një hapësire digjitale, pra, digjitalizimi e ka bërë komunikimin e njerëzve në këtë rajon më të lehtë e më të shpejtë”.
“Pra, sistemi Roaming është një hap përpara që do t’i sjellë të mira qytetarëve e bizneseve tona. Këto do të mund të japin një garancion që ne do të diskutojmë e të zhvillohemi si identitetin digjital dhe rrjetin e lirë të të dhënave”, është shprehur Kurti.
Të tjera
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....