Lajme

Kurti në lasimin e fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”: Kush ka vajza botën ka

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 11 October 2023

Këtë të mërkurë është bërë lansimi i fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA në partneritet me IPKO Foundation, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë.

Nga organizatorët u tha se fushata ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me çështjen sensitive të abortit selektiv në Kosovë dhe ndërlidhjen e saj me qasjen e pabarabartë të vajzave në edukim. E gjithë kjo sipas tyre, bëhet me qëllim të ndërmarrjes së nismave sa më efektive për ta adresuar këtë shqetësim.

Të pranishmëve në lansimin e kësaj fushate iu drejtua me një video-mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se vajza është dhurata më e çmuar.

-Advertisement-

Ai përmendi edhe shprehjen “kush ka vajza botën ka”.

“I duhet shtëpisë një djalë është një shprehje që ende e dëgjojmë në shoqërinë tonë. Dukuria që prish raportin natyror të lindjeve nuk duhet që të ketë vend më në Kosovë. Vajza jonë është dhurata më e çmuar për mua dhe Ritën. T’i themi jo praktikës dhe preferencës për djalë sepse kush ka vajzën botën ka”, u shpreh kryeministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera