Kurti në konferencën “Business Agility Day”, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 31 October 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Zvicër, po merr pjesë në konferencën “Business Agility Day”.
Gjatë kësaj konference, Kurti ka prezantuar para përfaqësuesve rreth 150 kompanive ndërkombëtare, përparimin e Kosovës dhe potencailin për investime të huaja.
Njëherit, Kurti ka theksuar përkushtimin dhe angazhimin e Kosovës për transformim digjital dhe në inovacion.
“Është nder për mua të jem këtu sot në mesin e disa prej mendjeve më transformuese në fushën e biznesit dhe teknologjisë. Me njëri-tjetrin ndajmë një qëllim të përbashkët: ndërtimin e organizatave të qëndrueshme, adaptueshme dhe inovative, të përgatitura për ndryshimet e shpejta që po e definojnë botën moderne. Unë jam këtu për t’ju bërë ftesë që të drejtoni shikimin tuaj kah juglindja (e kontinentit), në drejtim të një vendi të gatshëm për të mbështetur dhe rritur ambiciet tuaja – Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të adresimit të tij.
Më tej, kryeministri ka veçuar pozitën gjeografike të Kosovës, politikat fiskale dhe tatimore, lehtësirat doganore për importin e pajisjeve dhe lëndës së parë për prodhim, infrastrukturën digjitale, popullatën e re e të edukuar, qëndrueshmërinë institucionale, progresin ekonomik, përparimin demokratik dhe sundimin e ligjit si karakteristika kryesore dhe përparësitë e vendit tonë për investime të huaja.
“Kosova nuk është thjesht një destinacion tjetër për investime: është vendi ku biznesi i juaj mund të bëhet pjesë e një misioni më të madh. Është një mundësi për të kontribuar në një ekonomi në rritje, për të shfrytëzuar potencialin e një fuqie punëtore të re dhe dinamike, për të përfituar dhe për të qenë pjesë e një shoqërie të qëndrueshme dhe përparimtare”, tha më tej ai.
Para të pranishmëve, kryeministri shprehu gatishmërinë e institucioneve për të ofruar infrastrukturën, fuqinë punëtore dhe mbështetjen e nevojshme qeveritare për të realizuar projektet e tyre ambicioze.
“Në Kosovë nuk do të gjeni vetëm një treg, por një partner – një partner që vlerëson inovacionin, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin” tha kryeministri Kurti në përfundim të fjalës së tij.
Të tjera
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...