Kurti në Estoni, diskuton për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur

Autori: Gazeta inFokus
19:50 | 06 September 2023
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Estonisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ashtu zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Allison Peters.
Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe për mundësitë e bashkëpunimit me agjencitë amerikane, sikurse USAID në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP, me theks te shtylla e parë e këtij plani, përkatësisht te transformimi digjital, raporton Klan Kosova.
“Falë vëmendjes së Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synohet që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Duke folur për potencialin e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit, kryeministri tha se Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë së IT-së, të parët në Evropën në Zhvillim (Emerging Europe) për numrin e studentëve në fushën e TI-së për 100 mijë banorë, kurse të dytët për infrastrukturën teknologjike.
Krahas saj, kryeministri Kurti gjithashtu ka folur edhe për progresin në indikatorë ndërkombëtarë të transparencës, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
“Edhe në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës për Estoni, Shkëndije Geci Sherifi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Ndërkaq, përkrah zëvendës ndihmës Sekretares në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Peters, ishte edhe Zëvendës ndihmës Sekretarja kryesore në Byronë për Hapësirë Kibernetike dhe Politika Digjitale të Departamentit të Shtetit, njëherësh ish- zëvendës ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Jennifer Bachus”, thuhet tutje në komunikatë.

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...