Lajme

Kurti në Ditën e Shëndetit Mendor: Duhet ta mbështesim njëri-tjetrin

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 10 October 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një mesazh me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Ai në një postim n֝ë rrjetin social X ka shkruar: “Në këtë Ditë Botërore të Shëndetit Mendor, dua t’u dërgoj një mesazh të përzemërt të gjithë atyre që mund të ndihen se vuajtja e tyre mbetet e fshehur nga këndvështrimi i botës”.

“Dhimbja juaj nuk është vetëm valide, por pa dyshim edhe e vërtete. Ne të gjithë kemi për detyrë të kuptojmë më mirë shëndetin mendor dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera