Lajme

Kurti në 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Kosova s’do luftë, por s’është e pavëmendshme

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 24 March 2022

Kryeministri Albin Kurti foli në seancën e Kuvendit të Kosovës që shënon 23-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Ai tha se intervenimi ushtarak i NATO-s ishte i drejtë dhe i domosdoshëm.

“Rezistenca paqësore ishte e pamjaftueshme”, tha Kurti.

Ndërsa përmendi shifrat tragjike të të vrarëve, grave të dhunuara dhe të zhdukurve me dhunë nga vendi, Kurti theksoi se ende nuk është vendosur drejtësia.

-Advertisement-

“Në vend se t’i hapë arkivat shtetërore, pushtetarët e Serbisë e arsyetojnë Millosheviqin dhe e akuzojnë NATO-n”, tha ai.

Kryeministri tha se “askush sikurse populli i Kosovës nuk e sheh ngjashmërinë e asaj që na ka ndodhur neve me kontestin në Ukrainë”.

“NATO-ja, shtetet e NATO-s duhet ta ndihmojnë shtetin e Ukrainës sepse ata po e mbrojnë gjithë kontinentin”, tha ai.

Kurti tha se Sekretarja amerikane e Shtetit atëherë, Madeleine Albright kishte parashikuar “në mënyrë profetike” rrezikun që i kanosej Europës dhe botës nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Historia i dha të drejtë zonjës sekretare, Albright sepse intervenimi i NATO-s i dha fund iluzioneve të Millosheviqit”, tha ai.

Kosova po bëhet gjithnjë më e aftë për t’iu bashkuar NATO-s, tha Kurti, duke shtuar se kjo duhet të ndodhë.

“Kosova nuk do luftë, por gjithashtu nuk është e pavëmendshme ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë në rajon dhe në botë”, tha ai ndër tjerash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera