Kurti ndërron taktikë: “Nga shko Hashim” tash “këta dorëzohen vetë”
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 19 November 2020
Kur Albin Kurti pyetet se a do t’i dorëzonte ish-komandantët e UÇK’së në Gjykatë Speciale nëse do të ishte në pushtet, i pari i VV’së përmend ish-Presidentin Thaçi, që u dorëzua vetë. Kurti muaj më parë i kërkonte publikisht Thaçit të dorëzohej në Hagë.
Ish-kryeministri Kurti pati deklaruar para zgjedhjeve të 2019-ës se nëse do të qeveriste, nuk do t’i dorëzonte ish-ushtarët e UÇK’së në Hagë.
Tash kur pyetet se a do t’i dorëzonte në Hagë komandantët e arrestuar, thotë se ish-presidentin, Hashim Thaçin, nuk mund ta dorëzosh sepse ky dorëzohet vetë.
“Unë kam folur për atë që është derivat i qëndrimit fillestar e parimor se Gjykata Speciale nuk është një ngrehinë juridike e drejtë dhe transparente. Kishim UNMIK-un, kishim Tribunalin [e OKB-së për Krimet në ish-Jugosllavi] e Hagës, kishim EULEX-in, edhe një Gjykatë Speciale, e unë mendoj se kemi nevojë për gjykata normale. Por, ju e patë që nuk mund të mos i dorëzosh këta si puna e ish-presidentit sepse këta dorëzohen vetë”, ka thënë Kurti për Kallxo.com.
Ndërsa muaj më parë, Kurti i kishte bërë thirrje publike Thaçit përmes një shkrimi që të shkojë në Hagë.
“Po pra, shko Hashim. Në Hagë thuaje fjalën tënde me argumente e fakte, në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Të takon. Je historiani që ishe në luftë. Bëhu presidenti që hyn në histori. Shko Hashim”, kishte shkruar Kurti.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha dorëheqje nga pozita e tij më 5 nëntor për shkak se iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.
Me në Hagë u akuzuan edhe ish-kryetari i PDK’së (edhe ky dha dorëheqje), Rexhep Selimi i VV’së derisa ishte shef i grupit parlamentar dhe ish-kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Të tjera
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...