Kurti: Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë vijnë me kërkesa të Serbisë që janë irracionale

Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 26 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një prononcim para gazetarëve, ku ka folur rreth takimit të mbrëmshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas Kurtit, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë vijnë me kërkesa të Serbisë e të cilat sipas tij, janë irracionale.
“Procesi negociator do të duhej të na shpie përpara, unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve, por po e ritheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarkik dhe nenet në propozimin e Bashkimit Evropian kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje … 33 marrëveshjet e Brukselit janë të vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje nga fundi të sillet i pari si parakusht”.
Kurti edhe një herë e ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe i cili po kërkohet nga faktori ndërkombëtar, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ka insistim nga faktori ndërkombëtar që Asociacioni i komunave më shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2019 e më pastaj edhe i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit të vitit 2015 të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje që nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra në një mënyrë ajo është marrëveshje e theksuar, është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”.
Tutje, ai shton se marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj bëhet normalizimin i plotë i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”.
“Ndërmjetësit ndërkombëtarë vijnë me kërkesa të palës tjetër dhe kërkesat e palës tjetër janë iracionale. Andaj atyre unë duhet t’ua them vlerësimin e drejtë”, ka shtuar ai.
“U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”.
Kujtojmë se të mërkurën mbrëma, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka zhvilluar një darkë pune më kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe më pas në llogarinë e tij në Twitter ka postuar një fotografi ku ka thënë se është dakorduar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara.

Të tjera
-
Pezullohet vendimi i ZRRE për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregu...
-
Punëtorët e sigurimit largohen nga QKUK, Osmani: Policia merr përsipër sigurimin
Rreth 260 punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Ko...
-
Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë...
-
Tregtimi “në të zezë” i energjisë në vitin 2024 dhe anashkalimi i ALPEX-it nga “të gjithë”
Hulumtimi dy mujor i Buletinit Ekonomik, ku janë analizuar shumë dokumente dh...
-
Bie çmimi i naftës edhe në Kosovë – Berjani tregon çmimet e fundit
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka treguar çmimet e fundit t...
-
Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin pas fillimit të armëpushimit
Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Izraelit, duke thënë ...
-
Izraeli do të përgjigjet “me forcë” kundër Iranit
Ministri izrelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se ka urdhëruar ushtr...
-
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmb...
-
Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa t...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Vuçiqi ndalon eksportin e armëve, thotë se ‘qortimet‘ nga Rusia nuk janë arsyeja
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka d...
-
Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vra*sje në Viti që ndodhi në muajin pril
Personi i dyshuar për një rast të tentim vrasjes që ndodhi më 14 prill në kom...