Lajme

Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 15 June 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit të Shahut që po mbahet në Prishtinë.

I pranishëm në këtë kampionati ishte edhe mjeshtri i lojës së shahut, Nigel Short, i cili në vitin 1992 e mposhti mjeshtrin rus të shahut në atë kohë, Anatoli Karpov, ndërsa një vit më vonë e mposhti kampionët e botës në shah, Garry Kasaprovin dhe Vladimir Kramnikin.

“Më shumë se tre dekada më vonë, në Prishtinë, ku për herë të parë mbahet Kampionati Ballkanik i Shahut, më ftuan në cilësinë time zyrtare si Kryeministër dhe ai si frymëzim për lojtarët”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më tej, Kurti bëri të ditur se me Shortin luajtën një ndeshje simbolike, për të cilën tha se “ramë dakord për barazim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera