Lajme

Kurti merr pjesë në Samitin e Investimeve që do të mbahet në Londër

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 28 February 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër.

Përveç Kurtit, në këtë samit do të marrin pjesë edhe krerët e qeverive të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Hapja e samitit do të bëhet nga presidenti i BERZH-it, Odile Renaud – Basso, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

-Advertisement-

Po ashtu, në margjina të këtij samiti do të mbahet edhe një sesion interaktiv me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera