Kurti merr pjesë në Festën e Mbretit belg: Në përpjekjet tona për liri, Belgjika u shfaq aleate e palëkundur
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 18 November 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 157-vjetorit të Festës së Mbretit belg, me ftesë të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë.
Kurti, para të pranishmëve tha se Belgjika mbanë një vend dhe rol të veçantë për popullin e Kosovës, duke qenë shtëpi e qindra e mijëra atdhetarëve, të cilët sipas tij, kanë punuar pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“E në këtë përpjekje për liri, Belgjika u shfaq si një aleat i palëkundur. Ajo ishte njëra nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe mbështetja e saj vazhdon edhe sot e kësaj dite, teksa punojmë bashkë për përmbushjen e synimeve të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, veçoi kryeministri”.
“15 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kryeministri tha se po dëshmojmë thellim të lidhjeve politike, kulturore, ekonomike, e sigurisë, teksa nënvizoi se Belgjika ka qenë mbështetës krucial i Kosovës në integrimin ekonomik, duke kontribuar në finalizimin, me sukses të procesit të liberalizimit të vizave dhe dhënë asistencë të vlefshme për procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Krahas lidhje diplomatike, Kurti foli edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin e bizneseve belge dhe kosovare, për të cilat sipas tij, po japin rezultate premtuese.
“Për fund, ne këtë ditë të shënuar për Mbretërinë e Belgjikës, ai i shprehu urimet e tij Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princesësh Eleonore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Të tjera
-
“LDK do të ju mbështesë për të rritur prodhimin” – Deputetja Rrezarta Krasniqi viziton një biznes të suksesshëm në Vushtrri.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Rrezarta Krasniqi, ...
-
Lushtaku nga takimi në Drenas, Klinë e Poshtme dhe Qirez: Populli i Kosovës meriton ma mirë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Memli Krasniqi takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në ta...
-
Kryeministri Kurti refuzon të flas se përse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij...
-
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se,...
-
Vdẹs personi që u lëndua me paragllajd në Istog
Ka vdekur personi që u lëndua në Istog pas manovrimit me paragllajd, në oborr...
-
Shahin Dervishaj: Kosova mundet 77 herë më mirë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka ...
-
William Walker paraqitet në Gjykatë për të dëshmuar për mạsạkrën e Reçakut
William Walker, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, është paraqitur të mërkur...
-
Krasniqi: S’e kam parë Kadri Veselin duke dërguar dikë në Kleçkë
Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi para Dhomave të Specializuara të Kosovës (...
-
Lëndohet rëndë një person në Istog, po manovronte me paragllajd në oborrin e shtëpisë
Është vetlënduar një person në fshatin Sine të Istogut, pasiqë ka manovruar m...
-
Zhdukja e veteranit të UÇK-së, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit është zhdukur që nga 23 janari i kët...
-
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Një tërmet me magnitudë 2.0 e ka tronditur Maqedoninë sot në orën 11:08. ...