Lajme

Kurti mërgimtarëve në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi thënë sakrifikoni, tash ju themi investoni

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 30 September 2024

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me mërgimtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën se Kurti i ka ftuar mërgimtarët të investojnë në Kosovë për të fituar.

“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Kurti ka folur për zhvillimin ekonomik në Kosovë, sundimin e ligjit dhe progresin demokratik si karakteristika që kanë përshkruar Qeverinë e Kosovës.

“Veçoi mbështetjen për gratë dhe vajzat, si në edukim ashtu edhe në punësim dhe rritje të bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë, ndërsa potencoi se është rritur buxheti i shtetit dhe është investuar në fushat e sektorët kyç si mbrojtje, arsim, edukim, shëndetësi, bujqësi e energji. Ai i njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik. Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera