Lajme

Kurti me dy projektligjet e reja synon thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 26 January 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot në mbledhjen e qeverisë kanë miratuar edhe projektin Legjislativ me 130 projektligje, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se në mbledhjen e 56-të, të Qeverisë, kanë miratuar edhe subvencionimin e policës kufitare në shumë prej tre milionë eurove.

“Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, miratuam dy projektligje, për mbrojtjen shoqërore për qytetarët shqiptarë që jetojnë në të dy vendet, lehtësimin e punësimit, si dhe zbatimin e lehtësirave doganore. Për bashkatdhetarët tanë, miratuam subvencionimin e policës kufitare, në shumë prej tre milionë euro. Në mbështetje të shëndetësisë, miratuam pagesën shtesë, prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik, për periudhën janar-qershor 2022, në shumë totale deri në 5.6 milionë euro”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Poashtu ai tha se janë drejtë një realizimit të një vizionit, për një shoqëri ku të gjithë janë të sigurtë dhe të barabartë.

Kryeministri Kurti tha se vizioni ka të bëjë me barazinë ku asnjë grua nuk do të jetojë me frikën e dhunës dhe çdo vajzë do të rritet duke e ditur se është e sigurtë.

‘Drejt realizimit të vizionit të Qeverisë sonë, për një shoqëri ku të gjithë janë të sigurt dhe të barabartë, ku asnjë grua nuk jeton me frikën e dhunës dhe çdo vajzë rritet duke e ditur se është e sigurtë, miratuam Strategjinë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022-2026”, ka deklaruar ai.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera