Lajme

Kurti mbi 212 mijë vota, Hamza i prek 100 mijë, Osmani veç 70 mijë

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 11 June 2026

Rreth 90% e votave për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash ka procesuar rezultatet nga 88.47% e votave.

Këto rezultate janë nga 2 mijë e 210 vendvotime.

Nga rezultatet e deritashme, Kryetari i VV’së, njëherit Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë 212 mijë e 914 vota.

-Advertisement-

Ai i PDK’së, Bedri Hamza e ka kaluar shifrën prej 100 mijë votash. Hamza deri tash ka 104 mijë e 950 vota.

Kandidatja për Presidente e LDK’së, Vjosa Osmani, ndonëse dikur ishte personi më i votuar në Kosovë me mbi 300 mijë vota, deri tash ka vetëm 70 mijë e 396 vota.

Ndërkohë, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka 63 mijë e 942 vota.

Kreu i AAK’së, Ardian Gjini ka 37 mijë e 93 vota deri tash.

Procesi i numërimit të votave për kandidatë nga vendvotimet e rregullta pritet të përfundojë sot.

Sot do të nisë edhe procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur dje për Gazetën Online Reporteri.net se numërimi do të fillojë të enjten, më 11 qershor 2026, në ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), dhe përfshin votat e diasporës të realizuara më 6 qershor.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy