Lajme

Kurti: Marrëveshje Bazë duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirëse

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 15 March 2023

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Marrëveshje Bazë sipas propozimin Evropian, duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirëse, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar.

I pari i Qeverisë i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister, gjatë qëndrimit në Strasburg.

Në takim po ashtu u diskutua për aplikimin e Kosovës në BE dhe për rrugën përpara, si dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët.

-Advertisement-

Kurti dhe McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt, dhe për takimin që pritet të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera