Lajme

Kurti: Marrëdhëniet e Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 09 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twiter mëngjesin e sotëm shkroi se marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë po bëhen më të ngushta.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti në Twitter.

Ndryshe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dje ka vizituar Kosovën, ku ka takuar liderët e vendit.

-Advertisement-

Ndryshe Greqia është njëra ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Edhe pse ende nuk ka njohur Kosovën, Greqia në disa fusha ka bashkëpunim me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera