Lajme

Kurti: Lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Greqinë kanë shënuar rritje në këto tri vjet e gjysmë, sidomos pas liberalizimit

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 26 September 2024

Kryeministri Albin Kurti është takuar në New York me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka thënë se ka pasur një takim të mirë

Kurti ka deklaruar se lidhjet diplomatike me Greqinë kanë shënuar një rritje prej se ai është kryeministër, e sidomos pas liberalizimit të vizave në janar të këtij viti.

Me Mitsotakis, Kurti ka thënë se ka folur për zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike

-Advertisement-

Takimi i mirë me kryeministrin grek sot. Diskutuam mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, të cilat kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, veçanërisht duke u intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti. Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera