Kurti lavdëron ish-presidentin Rugova
Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 07 September 2024
Kryeministri i Republikës ë Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova.
I shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani, dhe shumë deputetë të mazhorancës, Kurti përmendi kontribuuesit e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndonëse në vitet e ’90-ta, Kosova ishte në gjendje të rëndë.
“Me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi” shkroi Kurti në facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në përvjetorin e 34-të të Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, sot me 7 shtator, në Podujevë u zbulua shtatorja e Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Kosovës (24 maj 1992) dhe njëkohësisht Presidentit të parë të Kosovës së çliruar (4 shkurt 2002).
Fillimi i dekadës së fundit të shekullit të kaluar ishte i rëndë dhe i vështirë, por: Dr. Gazmend Zajmi ishte në krye të hartimit të kushtetutës për mëvetësi me vetëvendosje; Anton Çetta i printe pajtimit të gjaqeve mes shqiptarëve; Adem Demaçi u kthye te populli i tij pas gjithsej 28 vite nëpër burgje; Dr. Ibrahim Rugova e udhëhiqte Alternativën për pavarësi me një rezistence paqësore; Dr. Ejup Statovci ishte në krye të rimbëkëmbjes së Universitetit të Prishtinës; Ukshin Hoti organizonte demonstrata popullore e shkruante për demokraci autentike; Akademik Rexhep Qosja dominonte debatet historike dhe frymëzonte rininë patriotike; etj. E në fillim të asaj dekade, pasi ishin kthyer nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj organizonin grupet e armatosura drejt formimit të UÇK-së.
Qëndresa shoqërore që i parapriu protestave aktive studentore dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kërkonte angazhim intelektual e kontribut qytetar, përkushtim kombëtar e nivel kulturor, vetëdije politike e afirmim ndërkombëtar. Me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi.
Kjo shtatore e Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë, e realizuar si vepër arti nga skulptori Gëzim Muriqi, e pasuron ikonografinë e shesheve tona publike në nderim dhe kujtim për të.
Të tjera
-
Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet “por jo duke krijuar tensione”
Hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e ka përkrahjen e Partisë ...
-
Babë e bir dënohen me 36 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në Rahovec
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir...
-
Enver Hasani thotë se Vuçiq synon izolimin dhe armiqësimin e mëtejmë të Kosovës me Perëndimin me 7 pikat e tij
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhëni...
-
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim
Dragan Nikolliq nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë ...
-
Arrestohet anëtari i VV-së në Podujevë pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekr...
-
Këtë vit, mbi 3 mijë e 300 kosovarë kërkuan azil në BE
Numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Kosovës në një vend të Bashkimit E...
-
Osmani pas takimit me ministren gjermane: Gjermania e mbështet integrimin euroatlantik të vendit tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministre...
-
Ish-komandanti i NATO-s: S’është çudi që ka tensione në Kosovë, Hill njeriu i duhur për ta tërhequr Serbinë drejt Perëndimit
“Si ta mbajmë Putinin dhe Xi-në jashtë Ballkanit”. Ky është titulli i një kom...
-
“Bio Mulaku” lirohet nga paraburgimi
Nazmi Mulaku, i njohur si “Bio Mulaku” është liruar nga paraburgimi. Këtë ...
-
Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi
Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Me...
-
Aliu thotë se banimi i përballueshëm shkoi edhe në Komunën e Istogut
Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu,...
-
Ndahen mjete shtesë për ndërtimin e 11 shtëpive në veri
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mj...