Lajme

Kurti: Kur s’ka protesta të dhunshme të planfikuara e të organizuara nga Beogradi, nuk ka eskalim në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 23 August 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka informuar ministrat e kabinetit të tij për takimin joformal të liderëve të Ballkanit që u mbajt të hënën në Athinë.

Kurti tha se në prag të Samitit të Berlinit në Tiranë, takimi në Athinë me pjesëmarrjen e presidentit Zelensky i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në BE.

“Presidenti i Ukrainës ishte pjesëmarrës në këtë takim ku nxorëm edhe një deklaratë të përbashkët ku bënë thirrje për mbështetje të palëkundur për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve”, tha Kurti.

-Advertisement-

Kryeministri theksoi se në darkën e përbashkët që kishin, theksoi se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë.

“Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet të zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë demokratike e evropiane është e domosdoshme njohja reciproke de jure dhe de facto, si dhe të drejtat e pakicave”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në takimet bilaterale me kryeministrin e Greqisë e Kroacisë dhe presidenten e Komisionit Evropian, ka theksuar progresin ekonomik e demokratik të Kosovës, dhe rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë.

“De-eskalmi në katër komunat në veri të vendit praktikisht ka ndodhur dhe Kosova po e respekton marrëveshjen e Bratislavës. Theksova se de-eskalimi i situatës në veri është rezultat i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë, gazetarët e ushtarët e KFOR-it, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi. Tani duhet parandaluar ri-eskalimi. Kur nuk ka protesta të dhunshme të planifikuara e të organizuara nga Beogradi zyrtar nuk ka eskalim në veriun e Kosovës”, tha Kurti.

Kryeministri tha se “pjesëmarrja në Athinë përbën një hap tjetër drejt avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera