Lajme

Kurti kujton mạsạkrën e Abrisë: Njëra nga krimet më mizore të Serbisë, askush nuk është dënuar

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 26 September 2024

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26-vjetorin e saj.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kjo masakër është njëra nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, e deri tani askush nuk është dënuar.

“Nuk i harrojmë të rënët në rrugën e vështirë deri te çlirimi. Nderojmë kujtimin për ta duke u angazhuar për forcimin e Republikës sonë. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! I përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta!”, ka shkuar i pari i qeverisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera