Kurti: Kosova nuk e harron se Bullgaria zbuloi e para Operacionin “Patkoi”

Autori: Gazeta inFokus
16:20 | 06 March 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, dhe bashkëpunimi institucional ndërmjet dy vendeve, tashmë janë politika zyrtare të dy shteteve tona, të shpallura dhe diskutuara gjerësisht në takime zyrtare dhe me krerët e shtetit bullgar.
Këtë deklaratë, Kurti e bëri në pritjen e organizuar nga ambasada e Bullgarisë në Kosovë dhe ambasadori Hristo Gudjev, me rastin e festës së tyre kombëtare, mbrëmë.
“Vendi ynë, Kosova, dhe vendi ynë aleat, Bullgaria, janë bashkuar gjithashtu nga orientimi ynë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në një kohë kur autokratët e rajonit po inkurajohen të rrezikojnë vlerat demokratike”, u shpreh kryeministri.
Ai përkujtoi dhe se këtë vit Kosova do të shënojë 25-vjetorin e çlirimit tonë e me këtë rast, falënderoi Bullgarinë për hapjen e hapësirës së saj ajrore ndaj avionëve të NATO-s në vitin 1999 gjatë fushatës së bombardimeve mbi Serbinë – një fushatë që i dha fund gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.
“Po ashtu, Kosova nuk ka harruar se ishin pikërisht autoritetet bullgare që zbuluan së pari Operacionin “Patkoi” – plani i Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Ditët e Çlirimit Kombëtar si dita e Çlirimit të Bullgarisë dhe ajo e Çlirimit të Kosovës që do ta shënojmë në qershor, janë raste në të cilat duhet të kujtojmë edhe historinë se si u çliruan popujt tanë, sepse duke kujtuar se si e fituam lirinë tonë, do të dimë gjithashtu dhe se si ta mbrojmë atë”, tha kryeministri.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shëarz, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe deputetë e ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

Të tjera
-
Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për...
-
70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, kush është kandidati më i votuar
Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, rezulton de...
-
Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit
Fotografia e Edi Ramës e publikuar nga vetë ai në rrjete sociale me njoftimin...
-
Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësor...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ...
-
Kurti ende pa përgjigje për thirrjen e Osmanit
Pas ftesës së Presidentes Vjosa Osmani për një takim konsultativ më 15 maj, e...
-
BE sjellë ekspertë për testim të Urës së Ibrit
Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të ...
-
“FAJTORI E KA EMRIN SALI BERISHA”, Baton Haxhiu nga Tirana- flet për rezultatin e zgjedhjeve
Gazetari Baton Haxhiu, të cilin mbrëmë Sali Berisha e quajti “gënjeshtar të g...
-
Ambasada e Gjermanisë e fton mysafire Trëndafilovën, rithekson mbështetjen për Gjykatën Speciale
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është mirëpritu...
-
“Këta nuk janë deputetë ende…” – Kryeziu befason me deklaratën për deputetët e zgjedhur
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu tha se depu...
-
Takimi i ftuar nga presidentja, KDI: Hap i duhur drejt zhbllokimit
Instituti Demokratik i Kosovës, e ka mirëpritur ftesën e presidentes së vendi...