Kurti: Kosova i qëndron pas ShBA-së dhe BE-së, policia në veri zvogëlohet kur të largohen bandat kriminale
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 11 June 2023
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie, njëherit Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për komunat veriore të Kosovës, derisa theksoi se vendi është 2në një fazë të rëndësishme kur luftimi i krimit dhe korrupsionit në veri ka përjetuar një reaksion kundër institucioneve të shtetit”.
“Jemi në fazë të rëndesishme kur luftimi i krimit dhe korrupsionit në veri ka përjetuar një reaksion kundër institucioneve e shtetit, mirëpo policia jonë, organet e sigurisë e qeveria e partnerët ndërkombëtarë. Janë të bashkërenduar që rendi e ligji të vlejnë për të gjithë dhe te drejtat te garantohen ndaj secilit. U mbajten zgjedhjet me 23 prill te cilat pa pjesëmarrjen e partive politike, të cilat priteshin se do te merrnin pjesë por të gjithë e mbajnë mend se me 5 nëntor pati përpjekje të shembet sistemi yne shtetëror kur u bë doreheqje kolektive e policëve e kryetarëve të komunave, prokurorëve, e gjyqtarëve, por kjo përpjekje dështoi, tash atje ka me shumë policë dhe jo vetëm kaq, zgjedhjet u mbajtën se ata qe i brakstisen bënë thirrje e kërcenuan ata që deshironin të merrnin pjesë në to”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë ka thënë se ndërtesat komunale në veri nuk janë vetëm të një etnie.
“Ndërtesa e komunës duhet të jetë për kryetaret e ata kudo punojnë, nëse jo ne zyrën e komunës per shkak të ekstremisteve të dhunshëm ne duhet ta kemi aty njesinë speciale që e mbron kryetarin e komunës. Në ndërtesat e komunës janë të Republikës dhe nuk mund të jenë të ndara sipas përkatesise etnike, nuk ka asnjë ndërtese publike e qeveritare në Kosovë ku mund të hyjë vetëm një etni”, tha Kryeministri Kurti.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova qëndron prapa ShBA-së dhe BE-së dhe se Qeveria është aleat i pakomromis i tyre, ndërsa përsëriti kërkesat lidhur me zvogëlimin e policisë në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kosova i qendron pas ShBA-së dhe BE-së në tërë kuptimin e fjalës e politike per një të ardhshme pa luftë e barazinë e njerëzve. Qeveria është aleat i pakompomise i SHBA dhe BE. Rruga përpara per de-eskalim dhe normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunes nga bandat kriminale para komunes, policisë ushtarëve të NATO-s e gazetareve e kryetarëve, në perputhje me situaten e sigurisë dhe largimin e ketyre bandave, prania e policisë së Kosovës do të mund të zvogëlohej në mënyre proporcionale.
Dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike te 27 shkurtit dhe aneksit të zbatimit te 18 marsit në Oher duhet të intensifikohet pasi kemi nevojë për sekuencim të balancuar. Marrveshjen jo vetëm që e kemi pranuar te dyja vendet por është pjesë e konkluzioneve të Keshillit Evropian. Zgjedhjet e hershme në kater komunat veriore për të siguruar përfaqësim, por deri atëherë kryetarët e ligjshëm do të ushtrojnë funksionin e tyre pa pengim. Zgjedhjet te jeni të lira e demokratike pa kërcënime e banda kriminale”, shtoi kryeministri i vendit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kosova e ka nisur udhën e saj prej një pozite të pafavorshme e do na duhet shume pune. Por jam e sigurt që ne do te dalim me sukses. S’ka sukses që arrihet pa vështirësi, por po të na pëlqente rehatia nuk do të ishim aktivist, jemi rehat me mos rehati. Jemi të shqetësuar e të brengosur, mirëpo ne nuk shqetësohemi pse shqetësohemi dhe as nuk brengosemi pse brengosemi, dhe kurrë nuk frikësohemi”, përfundoi Kurti.
Të tjera
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, këto dy vende prijnë me numrin më të madh të votuesve të regjistruar
Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para sh...
-
Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Lajçak për takimin në Uashington me Richard Verma: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan
Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka qe...
-
“Edhe krerët e institucioneve shkojnë shërohen në shtetet tjera” – Dervishaj kritikon fuqishëm qeverinë aktuale
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka kritikuar ...
-
Presidentja uron Krishtlindjen ortodokse: Qoftë kohë reflektimi, gëzimi e bashkimi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjen për...