Lajme

Kurti: Kosova është vendi më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 18 July 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë thotë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera