Lajme

Kurti konfirmon se më vonë do të flasë për propozimin e ndërkombëtarëve për targat

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 28 October 2022

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat nga bashkësia ndërkombëtare.

Pas manifestimit tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” për kancerin e gjirit, ai u tha gazetarëve se për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria.

“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria”, ka deklaruar kryeministri, raporton eo.

-Advertisement-

“Ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje”, ka shtuar tutje.

Për në orën 16:00 është thirrur mbledhje e Qeverisë, por që nuk është bërë publike agjenda. Përderisa përfaqësues ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që vendimi për ndërrimin e targave të shtyhet edhe për një periudhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera