Lajme

Kurti: Kjo është e vërteta që është përpjekur të mbulohet me varreza për dy dekada

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 30 September 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin që e mbajti pas arritjes së mbetjeve mortore të viktimave të masakrës së Rrezallës të gjetura në Serbi tha se të zhdukurit në luftë janë çështja e parë në dialogun me Serbinë dhe se Masakra e Rezallës është një nga dëshmitë e gjenocidit serb, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot pas 22 vjetësh pritje na u kthyen trupat e këtyre qytetarëve që ishin varrosur në Kizhevak të Serbisë. Kjo këtu sot është e vërteta që është përpjekur të mbulohet me varreza për dy dekada. Nuk mund të ndalemi derisa t’ua kthejmë familjarët dhe të sjellim drejtësi për ta. Të zhdukurit janë çështja e parë në dialogun me Serbinë. Qeveria është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për ballafaqim me të kaluarën dhe drejtësi për viktimat”, tha Kurti. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera