Lajme

Kurti: Këtë vit ndamë fonde për mbi 380 familje nga komunitetet jo-shumicë

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 12 December 2023

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria këtë vit ka ndarë fonde për mbi 380 familje nga komunitetet jo-shumicë, për përmirësimin e banesave.

Këto komente lideri i ekzekutivit i bëri në konferencën e donatorëve për sigurimin e strehimit të qëndrueshëm të 60 familjeve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të kthyera në Kosovë.

Ai theksoi se sot do të shihen planet se si këto familje mund të strehohen siç duhet, me akses në shërbime, në arsim dhe në tregun e punës, si dhe të diskutojmë kostot e sigurimit të këtyre kushteve për këto familje.

-Advertisement-

“Nga 2.5 milionë euro të nevojshme, qeveria jonë do të bëjë një zotim financiar dhe do të dëgjojmë nga ministri Rashiq për mbështetjen që ministria e tij do të ofrojë në veçanti dhe ju jam jashtëzakonisht mirënjohës juve, partnerëve tanë. Me praninë tuaj sot këtu, ju keni treguar gatishmërinë tuaj për të qenë pjesë e zgjidhjes, së bashku me ne, ” përfundoi kryeministri.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera