Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave
Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 05 October 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së ka folur edhe për pushtetin në Serbi dhe qeverisjen e Aleksander Vuçiqit. Kurti ka thënë se Serbisë duhet t’i ndërpritet ndihmesa aktuale dhe ajo e ardhshme nga BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Gjithashtu Kurti ka thënë se duhet të sanksionohen të gjithë ata që bashkëpunojnë me personat të cilët janë të futur në listën e zeze nga SHBA.
Përveç tjerash, Kurti ka kërkuar edhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare prej pesë kilometrave në mes të Kosovës dhe Serbisë meqë thotë se Serbia po e keqpërdor heqjen e saj që kishte ndodhur në vitin 2001.
“Ajo u pat hequr në gushtin e vitit 2001, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjit dhe e vranë. Këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksander Vuçiqit, i cili po sjell artileri e trupa shtesë dhe sistem kundër ajror kinez përbrenda këtij rripi prej 5 kilometërsh”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes pasi foli për, siç tha ai, të arriturat e Qeverisë së tij u ndal te “fqinji agresor”.
Ai tha se udhëheqja e Serbisë së sotme në krye me Aleksandar Vuçiqin ka mbetur prapa në kohë dhe Serbinë e quajti shtetin më kiç në Europë.
“Kam dal bukur moti nga burgu tashmë, por udhëheqja e Serbisë nuk ka dalë ende nga koha kur unë kam qenë në burg. Mbase burgu nuk është vetëm me grila. Serbia nuk po e respekton marrëveshjen bazike të cilës ia ka shkelë 8 nga 11 nene ngjashëm qysh nuk respekton dhe nuk zbatohet aneksi 7 i Marrëveshjes së Dejtonit, Marrëveshja e Konçulit nga viti 2001 apo dakordimet nga Brukseli para një dekade e më shumë si p.sh për kthimin e kadastrit, njohjen e diplomave ose vendosjen e pikave kufitare”.
Kurti tha se Vuçiq do që të kthehet edhe në kohën kur ai ishte në burg apo edhe para se të fitojë Qeveria e tij.
“Presidenti i Serbisë disa herë ka thënë që ai nuk do ta nënshkruajë kurrë kapitullimin e Serbisë. Në fakt, nuk ka nevojë ta bëjë këtë. Kapitullimin tashmë e kanë nënshkruar dy gjeneralë serbë në Kumannovë më 9 qershor 1999. Vuçiq po do që të kthehet prapa në kohë herë para vitit 1999 kur Kosova u çlirua, herë para vitit 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës, herë para vitit 2021 kur u zgjodh Qeveria jonë. Madje nganjëherë ai dëshiron të kthehet edhe para fundit të vitit 2001 kur unë u lirova nga burgu i Nishit”.
Kurti iu drejtua bashkëpartiakëve që ndjekin lajmet e zhvillimet, duke iu thënë se shohin si është bërë Serbia sot.
“Para një çerekshekulli nga politika dhe gazetaria atje ishte dyshja Zoran Gjingjiq dhe Sllavko Çuruvija dhe tani pasi që i vranë atë dy janë Aleksandar Vuçiq dhe Zhelko Mitroviq. Serbia është shteti ma kiç në kontinentin europian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Presidenti i Serbisë akuzon Qeverinë tonë se dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova. Në fakt, serbët janë shumë më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi. Atje ka shumë dhunë vrastare në televizion, në shtëpi dhe në shkolla. Në Serbi emisionet debutuese janë përplot me kriminelë të luftës”./Express/
Të tjera
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...