Kurti kërkon që NATO-ja ta kthejë zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 05 October 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë.
Kurti ka përmendur kërcënimet me ushtri e artileri që Serbia i ka bërë përgjatë dy vjetëve të fundit. Ai ka kërkuar që NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.
“Po ashtu, meqenëse brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellur ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë të cilën NATO e quan Ground Safety Zone – (GSZ) në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë . Ajo u hoq në gusht të vitit 2001 kur kryeministri i Serbisë ishte Zoran Gjingjiq, dhe këtë tash po e keqpërdor regjimi i Aleksandar Vuçiqit i cili po sjell artileri, trupa shtesë dhe sistem kundër-ajror kinez përbrenda këtij rripi pesë kilometërsh. Serbia është i vetmi vend në Evropë që posedon sisteme kineze të mbrojtjes kundër ajrore tip FK3 dhe dronë kinez tip CH-92A, si dhe dronë kamikaz nga Irani”, ka thënë Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Kurti e ka cilësuar Serbinë si shtetin më hiç në kontinentin evropian, siç tha ai, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit.
Kurti ka potencuar se serbët në Kosovë janë më të sigurt se në Serbi, derisa përmendi akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ky ekzekutiv dëshiron t’i dëbojë serbët.
Kreu i Qeverisë së Kosovës u bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale, si dhe të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkan.
“Të gjitha angazhimet tona nuk janë të bazuara thjesht në vullnetin e popullit dhe legjislacionit tonë, por edhe vlerat perëndimore demokratike. Andaj perëndimi demokratik, në veçanti BE, ShBA, Mbretërisë së Bashkuar ne i bëjmë thirrje që Serbisë, duhet t’i kushtëzohen benefitet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme, nga BE dhe ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Duhen të sanksionohen nga ShBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore”, e që më 29 qershor vjet, Qeveria e Republikës sonë i ka shpallur organizata terroriste. Përndryshe lista e zezë, me kriminelët që shëtisin të lirë e planifikojnë sulme të reja, nuk është efektive. Kjo lista e zezë me emrat e këtyre kriminelëve duhet të jap rezultate nëpërmjet sanksionimit të të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta kudo qofshin ata”, tha Kurti sot.
Të tjera
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
Një burrë në Shtërpcë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij gjendet nj...
-
Prishtinë, dy persona shkaktojnë dhụnë psiqike ndaj familjares
Dy persona në Prishtinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj një fami...
-
Plagὀsja e dyfishtë në Vranjec, arrestohet edhe një i dyshuar
Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në V...
-
VV-ja sot mban konferencë për media, do të shpalosen informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit...
-
Abdixhiku në Ferizaj: Me tubim kaq të mirë, i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tub...