Lajme

Kurti kërkon ndërprerjen e grevës, akuzon SBASHK-un se nuk po i ndalë shantazhet

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 21 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot ka kërkuar ndërprerjen e grevës në arsim.

Kurti në një paraqitje për media nga Samiti Digjital që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje sa më parë, por ka akuzuar sërish SBASHK-un për shantazh.

“Me sindikatat evropiane kam një takim pasdite. Për ata që nuk më kanë dëgjuar po e përsëris se kompensimi me 50 euro bëhet për t’u përballur me inflacionin e jo si zëvendësim për projektligjin për paga. Zgjidhja më e dobishme është që edhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nxënësit. Kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve. I kemi paraqitur të gjitha masat e pakos së re të përballje me inflacion. Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më parë, mirëpo ne kemi bërë shumë hapa mirëpo ajo çka nuk kemi parë është pushimi i shantazhit “o kaq ose nuk shkoj në punë”. Të gjithë që marrin paga duhet të kryejnë punën meritore të pagave që marrin”, u shpreh Kurti në konferencën për media.

-Advertisement-

Greva në arsim tashmë ka hyrë javën e katërt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera