Lajme

Kurti kërkon formimin e një gjykate ndërkombëtare për sulmin terrorist në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 23 October 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje të reja se kush e kreu sulmin terrorist në Basnkë në veri, duke akuzuar edhe në herë tjetër autoritetet serbe e konkretisht Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë.

Kurti përmes këtij reagimi ka kërkuar formimin e një gjykate speciale ndërkombetare për të hetuar rastin e 24 shtatorit në Banjske ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Ai ka thënë se me këtë Klani i Novi Sadit i cili edhe sipas tij ka kryer sulmin do të përjetonte një goditje fatale, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Në katër komunat veriore të Kosovës po merr fund terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije (tifozët e Cërvena Zvezdës) që shprehet me nofkat e ekstremistëve si: Mami, Llune, Daco, Rusi, Nemac, Gile, Drago, Aco, Comi, Belli, Micko, Prki, Mrki etj. Mirëpo, Kosova nuk ka jurisdiksion në Serbi. A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit? Mafia ballkanike do të përjetonte goditje fatale, ndërkaq rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Albin Kurti del me detajet e fundit, tregon se kush e organizoi sulmin terrorist në Banjskë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera