Kurti: Kapja e shtetit nga Gruevski ka pasur miratim edhe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus
13:05 | 28 April 2017
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se situata e krijuar mbrëmë në Maqedoni “ka pasur miratim edhe në Prishtinë”.
“Mustafa nuk reagoi hiç, ndërsa siç reaguan Thaçi e Veseli, më mirë mos të kishin reaguar fare”.
“Nuk mund të dënohet dhuna në përgjithësi, kur dihet me emër e mbiemër nga kush erdhi ajo dhunë”.
Këto komente Kurti i ka bërë në një konferencë për media, pas ngjarjeve që ndodhin mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, kur për herë të parë kreu i këtij institucioni u zgjedh shqiptar, njofton Klan Kosova.
Kurti tutje tha se ky është moment kur Prishtina dhe Tirana duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe komunikimin me partitë shqiptare atje si dhe me deputetët shqiptar.
“Prishtina i la vetëm deputetët shqiptar në Shkup, në momentin kur dihet se Gruevski dhe Ivanovi e kanë kapur Ushtrinë dhe Policinë”.
“Kjo u pa edhe mbrëmë se sa vonë ndërhynë ata”.
Kurti tutje tha se shqiptarëve nuk u lejohet të udhëheqin.
“Shqiptarët lejohen në përbërje të institucioneve, por jo edhe të prijnë jo edhe të jenë udhëheqës”.
“Shumica e votuan Talat Xhaferin, por ai u dënua nga foltorja e tij”.
Ndërsa deputeti tjetër, Glauk Konjufca tha se Vetëvendosje qëndron përkrah popullit shqiptar në Maqedoni, njofton Klan Kosova.
“Solidarizohemi me deputetët e rrahur dhunshme ,duke përfshirë edhe ata shqiptar nga bandat e Gruveskit atje”.
Tutje deputetët i kanë uruar shërim sa më të shpejtë deputetit Zijadin Selës të Lëvizjes për Reforma – PDSH.
Ndryshe mbrëmë kanë mbetur të lënduar gjithsej 102 nga dhuna që u shkaktua në Parlamentin e Maqedonisë, nga grupe që u lejun të futen në Kuvend, vetëm pak kohë pasi Xhaferi u votua për të parin e këtij institucioni.
Në Spitalin e Qytetit në Shkup që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

Të tjera
-
Osmani përkujton masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin ...
-
Xhevdet Pozhari angazhohet në kabinetin e Arben Vitisë si “eskpert i jashtëm”
Analisti kosovar, Xhevdet Pozhari është angazhuar në Ministrinë e Shëndetësis...
-
Dy ditë shfaqje në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq: “Kurrë s’e njoh Kosovën”
Në Kuvendin e Serbisë ka vazhduar shfaqja e lënë në gjysmë, me Vuciqin që tho...
-
Mehaj takon Abbott, flasin për mundësinë e mbështetjes financiare nga qeveria britanike
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur në takim ambasadorin e Mbretë...
-
Erdogan priti Kurtin në një pallat në Stamboll
Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Stamboll nga Presidenti turk, Rexhep T...
-
MINT ndalon shitjen e vajit nga Serbia
Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer ed...
-
Stefanoviq: T’i vendosim sanksione Rusisë, që të mos e njohim pavarësinë e Kosovës
Borko Stefanoviq, deputet i Partisë opozitare pro-evropiane për Liri dhe Drej...
-
Punimet në rrjet, KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë
KEDS ka bërë të ditur se më 6 shkurt të këtij viti do të ketë ndërprerje të e...
-
Kurti kërkon bisedime për planin evropian dhe Asociacionin: Jemi gati për t’u angazhuar intensivisht
Duke shpërndarë gjashtë kushtet e Kryeminsitrit Albin Kurti, për ta pranuar f...
-
Operacioni “Bridora”, Britania me plan të ri për të dëbuar sa më shumë shqiptarë
Ministria britanike e Emigracionit ka urdhëruar njësitë e azilit të merren ve...
-
Kuvendi i Gjilanit injoron Ministrinë e Financave, miraton kërkesën për lirimin deri në 100 euro nga tatimi
Ndonëse Ministria e Financave ka njoftuar se komunat nuk kanë kompetencë për ...
-
Detyruan fëmijët e tyre të kërkojnë lëmosh, arrestohen burrë e grua
Policia nё Istog kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin me iniciale E.G...